Qeveritë e provincave të Alberta, Saskatchewan, Quebec dhe Manitoba, njoftuan planin e tyre për të hequr një pjesë ose të gjitha masat kundër COVID-19.
Sipas kësaj, Alberta, i dha fund çertifikatës së vaksinimit, ndërsa njoftoi se në fund të këtij muaji do të heqë gjithashtu detyrimin për mbajtjen e maskës, raporton atsh.
“Erdhi koha të mësohemi të jetojmë me virusin”, tha kryeministri i Quebec-ut, François Legault, duke shtuar se shumica e kufizimeve do të hiqen deri në mesin e muajit mars, por detyrimi për mbajtjen e maskës dhe çertifikata e vaksinimit do të zbatohet edhe për një periudhë të caktuar.
Qeveria e Manitoba njoftoi gjithashtu se kufizimet e COVID-19 do të hiqen hap pas hapi, duke filluar nga pranvera e këtij viti.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar