Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të mbahen seancat e komisioneve për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financa dhe buxhet dhe për kulturë.
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm mes qeverive të të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është pika e vetme në Komisionin për Politikë të Jashtme.
Në Komisionin për Sistem Politik është Propozim-ligji për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik në lexim të parë.
Komisioni për Financa dhe Buxhet do të mbajë tre seanca. Para anëtarëve të këtij komisioni do të jetë Planin financiar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e sigurimit për vitin 2022, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojëra të fatit në lexim të parë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tatim të shtuar në procedurë të shkartuar në lexim të dytë dh, Propozim-ligjin për heqjen e interesit dhe reprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike me procedurë të përshpejtuar në lexim të dytë.
Anëtarët e Komisionit për Kulturë do të diskutojnë për aktivitetet për përgatitjen e Propozim-programit për shënimin e jubileve të ngjarjeve të rëndësishme dhe figurave publike për vitin 2022./Telegrafi/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...