Manchester United nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë.
Pavarësisht dominimit në të gjitha aspektet, rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Raphael Varane realizoi një gol të bukur me kokë pas 13 minutave lojë, mirëpo u anulua nga VAR-i për një pozitë jashtë loje.
Ishte mesfushori Paul Pogba që i dha epërsinë “Djajve të Kuq”, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Luke Shaw (18′).
Man United gjeti sërish golin, por sërish u anulua nga VAR-i, këtë herë shkaku i një faulli në sulm.
Edhe në pjesën e dytë, Man United vazhdoi me dominimin, mirëpo Burnley gjeti golin shumë lehtë.
Ishte Rodriguez që arriti ta dribloi Harry Maguiren dhe lehtësisht shënoi nga afërsia (48′).
Tutje, Cristiano Ronaldo u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, por nuk e gjeti golin, pavarësisht disa përpjekjeve.
Me këtë barazim, Man United renditët në pozitën e pestë me 39 pikë, derisa Burnley vazhdon të qëndrojë në fund me 14 sosh.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...