Gjashtë anije luftarake ruse janë larguar nga Mesdheu për stërvitje në Detin e Zi, njoftoi të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.
Rusia njoftoi muajin e kaluar se marina e saj do të kryente një seri të gjerë stërvitjesh të të gjithë flotës së saj në janar dhe shkurt, nga Paqësori në Atlantik, transmeton portal arbresh.info
Gjashtë anije do të kalojnë nëpër ngushticat turke të martën dhe të mërkurën, thanë burimet turke.
Kjo lëvizje është duke ndodhur në kulmin e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat u rritën pasi Rusia vendosi mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën.
Turqia mund të mbyllë ligjërisht ngushticat e saj transitore nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Turqia mund të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet e huaja luftarake në luftë ose kur kërcënohet nga agresioni. Ajo gjithashtu mund të refuzojë tranzitin në anijet tregtare të vendeve në luftë me Turqinë,” tha Yoruk Isik, një analist gjeopolitik në Stamboll./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar