Një punëtor i një pompe të derivateve në fshatin Stanofc në Vushtrri ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë grabitur 350 euro të gatshme.
Policia thotë se nuk ka persona të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, aty kishin shkuar tre persona të panjohur dhe të maskuar të cilët nën duke e kanosur me një armë dhe një thikë ia kishin grabitur 350 euro para të gatshme dhe më pas me një veturë kishin ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport./arbresh.info/
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare