Një grua është vrarë dhe dy burra janë lënduar nga të shtënat që ndodhën të premten në mbrëmje në një kishë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.
Të shtënat ndodhën në kishën “Faro De Luz” rreth orës 20 sipas kohës lokale, njoftoi Departamenti i Policisë në Aurora. Një zëdhënës i policisë tha se disa njerëz ishin në kishë në kohën e të shtënave.
Dy burra janë dërguar në spital me lëndime nga arma e zjarrit dhe pritet që të mbijetojnë, tha policia. Një grua vdiq në vendin e ngjarjes, shkruan CNN.
I dyshuari u arratis nga kisha para se të arrinte policia dhe autoritetet e sigurisë thanë se janë duke punuar për ta identifikuar atë.
Zëdhënësi i policisë tha se ekziston një lidhje mes të dyshuarit dhe njërës nga viktimat, duke shtuar se nuk do të publikohen hollësi të tjera tash për tash.
Të premten në mbrëmje, policia filloi t’i intervistonte dëshmitarët e kësaj ngjarjeje./arbresh.info/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...