Diplomati Agim Nesho, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit.
Nesho theksoi se lëvizja e Berishës, “Shtëpia e lirisë” ka krijuar shpresë, duke shtuar se më datë 6 mars do ketë luftë politike për demokracinë.
“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme. Këto zgjedhje do qartësojnë situatën edhe brenda PD-së. Në këto momente duhet të kemi zgjedhje, që duhet të fokusohen në zgjidhje politike. Në këto zgjedhje për herë të parë kemi futjen e primareve. Është krijuar një front.
Është luftë politike për të mbajtur sistemin politik demokratik në Shqipëri. Ky është moment politik, kandidatët në tërësi janë njerëz të nderuar, problemi është mes mbajtjes së një regjimi apo qytetarët me votë të lirë do zgjedhin të bëjnë një ndryshim. Lëvizja e Berishës krijoi shpresë”, deklaroi Nesho.
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës