Ekspertja ligjore për media, Flutura Kusari ka dënuar arrestimin e kameramanit Albion Selitaj, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në zyret e “AgroKosova Holding”.
Kusari përmes një statusi në Facebook ka thënë se arrestimi i kameramanit të “Ekonomia Online” është absolutisht i papranueshëm, shkruan arbresh.info
“Qysh arrestohet kameramani more? Qysh kështu? A e dini në cilat shtete arrestohen kameramanët? E pashë videon, djali ke tu vepru në pajtim të plotë me etikën e mediave. Një grup i madh i policëve me forcë e larguan nga vendi i ngjarjes, sikur ai të ishte ndonjë mafioz me rrezikshmëri të lartë. Policët s’guxojnë me gisht mi prek gazetarët dhe kameramanët kur janë duke e kryer detyrën”, ka shkruar ajo.
Kusari ka thënë se ky veprim është turp për policinë.
Ajo ka thënë se Drejtori i Policisë së Kosovës duhet të japë llogari të detajuar se përse policët e tij i pengojnë mediat. /arbresh.info/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...