Tirana Neptun ka shënuar fitore ndaj Vllasnisë me rezultat 96:82 (14:27, 31:17, 24:17, 27:21), në xhiron e dhjetë të Ligës Unike.
Pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë 8:8, por mysafirët hyn në një seri të suksesshme, duke kaluar në epërsi prej dhjetë pikësh, 12:22 dhe deri në fund të çerekut të parë e thelluan më shumë epërsinë, në 14:27. Vendasit kundërpërgjigjen shpejt për të barazuar rezultatin në 34:34, e më pas zhvillohet një lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundon me shifrat 45:44.
Edhe perioda e tretë u karakterizua si shumë e barabartë në parket deri pranë rezultatit 60:61, dhe nga ky moment vendasit me një seri prej 9:0, kaluan në epërsi 69:61, sa ishte rezultati pas 30 minutash në parket, përcjell arbresh.info.
Kryeqytetasit kontrolluan lojën në dhjetë minutat e fundit, duke mos e rrezikuar fitoren për asnjë moment, duke triumfuar me shifrat 98:82.
Te Tirana Neptun u dalluan Eldi Hysa me 20 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Julian Hamati me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vllaznia u dallua Robert Shestani me 18 pikë e gjashtë asistime.
Tirana Neptun ka pesë fitore e pesë humbje, kurse Vllaznia ka dy fitore e tetë humbje.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...