Lajçak me mesazh të qartë për institucionet e Kosovës

09:19 | 2 Shkurt 2022
V. S.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë një avancim në vitin 2022,  e jo të vazhdoj me ritmin e vitit 2021, raporton arbresh.info.

Ky ishte mesazhi i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropianë për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak që ju dha përfaqësuesve të institucioneve  e partive politike.

Pas vizitës dy ditore të Lajçakut dhe përfaqësuesit  special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës ndihmës sekretari Gabriel Escoba, Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të ndikoj në zhvillimin ekonomik, raporton arbresh.info.

“ Bashkimi Evropian dhe SHBA janë në bashkëpunim dhe kjo vizitë është dëshmi për këtë. Të dyja palët dëshirojnë  që Kosova dhe Serbia ta ndërrojnë faqen dhe të normalizojnë marrëdhëniet. Normalizimi i marrëdhënieve do të krijoj vende pune e do të normalizoj ekonomin. Këto dy ditë kemi pas takime të shumta”, tha Lajçak.

Tutje Lajçak tha se komuniteti ndërkombëtarë pret një zhvillim të shpejt të dialogut në vitin 2022.

“Ne kemi pritur progres më të shpejt në vitin 2021. Ne patëm takime dhe e kemi bërë të qartë qëndrimet tona se ne e respektojmë plotësisht principet e Kosovës por gjithashtu komuniteti ndërkombëtare pret një zhvillim të shpejt të dialogut në vitin 2022”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropianë për dialogun Prishtinë-Beograd, tha se të njëjtat mesazhe do ti dërgoj edhe në Beograd ku sot pritet të shkojë.

“Çështjet të ecin përpara në morëm pozicionimin e partive politike që përkrahen dialogun edhe pse ata deklaruan se kjo është çështje e Qeverisë. Ne takuam edhe shoqërinë civile dhe e dimë sa aktiv janë. Kemi takuar edhe ambasador të ndryshëm ne kemi edhe takimin në Beograd për këtë procese”, përfundoj ai.

Kujtojmë se gjatë vizitës dy ditore, dy palët kanë takuar përfaqësuesit e institucioneve, partive politike e shoqërinë civile./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale