Pas arrestimit të kreut të PSD-së Dardan Molliqaj, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se ky arrestim ka hije të një hakmarrjeje politike, për të cilin si akt ka thënë se për të dhe LDK-në është i papranueshëm.
Dardan Molliqaj është arrestuar sonte para hyrjes në një emision televiziv ku ishte i ftuar. Ai ishte duke hetuar për sulm ndaj policit në protestën e së shtunës kundër rritjes së çmimit të energjisë.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.
Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.
I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot