Lideri historik i PD-së Sali Berisha i ftuar në Syri Tv, ka komentuar edhe njëherë deklaratat e diplomatëve dhe të Gabriel Eskobar për shpalljen e tij non grata nga Amerika.
Berisha u shpreh se non grata për të është akt i turpshëm politik, duke shtuar se beson se Amerika do ndryshojë vendimin, për shkak se nuk ka fakte.
Luca Party është luftë për të mbajtur njëri-tjetrin. Luca Party nuk është rastësi, por përpjekje e vogël. Shqiptarët janë ata që vendosin kryetarin e askush tjetër. I them Eskobar dhe kujtdo që t’ju sjellin SPAK-ut, prokurorëve shqiptarë çfarë do lloj prove, por derisa nuk kanë asnjë provë e dokument, kjo përbën akt politik të turpshëm, që e kam denoncuar dhe e denoncoj me forcën më të madhe.
Unë besoj se Amerika do të korrigjojë vendimet. Unë e konsideroj Sorosin armik të demokracisë shqiptare, ka kontribuar në vendosjen e monizmit në Shqipëri dhe është marrë për interesa të Beogradit me ndryshimin e kufijve të Kosovës, andaj me këto fakte kam kërkuar që ai të shpallet non grata”, u shpreh Berisha.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...