Edhe pse është 1 Prilli, Dita e Gënjeshtrave, Qeveria shqiptare ka marrë sot një vendim për rikthimin e pushimeve në rastet kur festat zyrtare përkojnë me fundjavën.
Ky vendim ishte hequr më herët nga qeveria Berisha, por me një vendim të fundit është rikthyer sërish. Kjo do të thotë se nëse një festë zyrtare përkon me ditën e shtunë apo të diel, pushimi do të bëhet ditën e hënë.
Lajmi u komunikua sot nga zëvendës kryeministri Niko Peleshi pas mbledhjes së kabinetit qeveritar të zhvilluar sot në Tiranë. Këto ndryshime do të jenë pjesë e Kodit të ri të Punës që synon të jap më shumë të drejta për punonjësit në Shqipëri.
“Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur që në respekt të Kodit të Punës të të drejtës së punonjësve, si pjesë themelore e te drejtave të njeriut, kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë do të jetë ditë pushimi” ka thënë Niko Peleshi.
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është miratuar edhe Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili u komunikua për publikun nga ministrja Lindita Nikolla. Ministrja Nikolla tha se ligji i ri për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor sjell një mori ndryshimesh. Mes tyre edhe skemën e financimit, çka do të thotë se do të rriten tarifat universitare, dhe kjo do të vendoset tashmë nga vetë universitetet.
Ajo theksoi se tashmë me ligjin e ri universitetet kanë më shumë autonomi e vendimmarrje, ku ata do vendosin vetë për tarifat; kriteret e pranimit; dhe numrin e studentëve që duan të pranojnë./arbresh.info/
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...