Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku tek Fusha e Pajtimit në Kaçanik.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë pesë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar rastin për arbresh.info teksa bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
Të lënduarit nga ky aksident tashmë janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Spitalore në Ferizaj.
“Sot rreth orës 16:22 është raportuar një rast aksident komunikacioni me lëndime , ne rrugën magjistrale Ferizaj Kaçanik , tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit . Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete të udhëtarëve. Si pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai. /arbresh.info /
Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvë...
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...