Donny Van de Beek do të largohet nga Manchester United gjatë orëve të ardhshme.
Mesfushori holandez karrierën do ta vazhdoj te Evertoni, skuadër e cila ka fituar garën për t’i marrë shërbimet e tij.
Crystal Palace, Newcastle United, Borussia Dortmund ishin në garë gjithashtu për të, por ka qenë Frank Lampard që ka bindur lojtarin t’i bashkohet Evertonit.
Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja mes palëve është arritur dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar.
Everton ka marrë përsipër gjithë pagën e lojtarit që do ta mbajë në huazim deri në fund të edicionin 2021/22.
Gjithashtu skuadra angleze do ta ketë edhe një të drejtë të blerjes së lojtarit në fund të sezonit, por priten bisedime të reja për këtë.
Gjatë orëve të ardhshme, pritet që Van de Beek të prezantohet si lojtar i ri i Evertonit.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A