Sulmuesi shqiptar, Bekim Balaj ka zgjedhur të transferohet në Turqi, ku do të aktivizohet me skuadrën e Boluspor në Ligën e Parë turke.
Sulmuesi nga Shkodra i bashkohet “kolonisë së shqipëtareve” tek skuadra e Boluspor, ku aktivizohen, Gentian Selmani, Odise Roshi dhe Devi Bregu.
Balaj u përfol shumë për një transferim të mundshëm tek skuadra e Vllaznisë, të cilët donin shumë ta rikthenin në skuadër sulmuesin, por në fund, 31-vjeçari zgjodhi të vazhdonte në Turqi.
Për t’u veçuar fakti se Balaj bashkohet sërish me Odise Roshin, me të cilin ka luajtur për shumë sezone tek Rijeka dhe Akhmad Grozni.
Aventura e fundit e Balaj ishte në Rusi, ku u aktivizua për 16 ndeshje me skuadrën e Nizhny Novgorod, por nuk mund që të shënonte asnjë gol në kampionat.
Krahas aventurave me Vllazninë, Rijekën dhe Akhmad Grozni, Balaj është aktivizuar edhe në Austri, me skuadërn Strum Graz, Slavia Prague në Çeki, Jagiellonia në Poloni, Genclerbirigi në Turqi dhe Tiranën në Shqipëri./Arbresh.info
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë