Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka kujtuar viktimat e nacionalsocializmit.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj shkruan se përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë, e që është mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur, shkruan arbresh.info.
“Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhnjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë. Ne kujtojmë dhe kurrë nuk harrojmë!”, shkruan Mehaj.
Ndryshe, Holokausti, të cilin Eichmann gjatë gjykimit të tij e ka quajtur si një “fat të pashpjegueshëm” u kushtoi jetën më shumë se gjashtë milionë njerëzve: të paktën 5.6 milionë hebrejve dhe një gjysmë milioni sintive dhe romëve. Në mënyrë sistematike janë përndjekur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe dëshmitarët e Jehovait. Në mesin e të vrarëve kishte 1.5 milion fëmijë. Që nga viti 1996, Republika Federale e Gjermanisë zyrtarisht më 27 Janar përkujton viktimat e regjimit nazist./arbresh.info/
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...