Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të deklaratave se do të ulin çmimin e energjisë elektrike.
Ai në Kuvend ka thënë se ata ende synojnë uljen e këtij çmimi, por që nuk mund ta bëjnë për një vit.
Kurti tha se opozita po flet sikur të ishte viti 2025, ndërsa ende nuk i ka 1 vit qeverisje.
“Sigurisht që duam ulje të çmimit të rrymës, ne qëndrojmë për këtë. Çmimi nuk mund të ulet brenda një viti, ne kemi katër vite mandat qeverisës. Opozita po flet sikur është viti 2025, por ne jemi vetëm në vitin 2022.”, ka deklaruar Kurti./arbresh.info/
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...