Janë 27 shkolla të vendit që do të zhvillojnë mësim online për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.
Kështu tregoi zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili theksoi se vetëm një shkollë është mbyllur për shkak të problemeve në sistemin e ngrohjes.
“Nga 782 shkolla në Kosovë, vetëm 1, e cila për momentin është e mbyllur për shkak të një defekti në sistemin e ngrohjes dhe ka një javë që vazhdon kjo situatë. Ndërsa të premten, 27 shkolla kanë qenë online për shkak të numrit të lartë të infeksioneve. Disa klasa të mbyllura për shkak të COVID”, tha Pupovci.
Ai nënvizoi se Qeveria e Kosovës nuk preferon që të mbyllë shkollat plotësisht dhe në disa prej tyre për këtë arsye kanë zgjedhur mësimin online./EO
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur