Korçë: Gjatë patrullimeve të policisë kufitare dhe asaj Frontex, u kapën në malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm.
Sipas informacioneve ata kanë ecur në këmbë prej kufirit të gjelbër, dhe gjatë shtegut të ndjekur kanë mbërritur në Malin e Moravës. Mësohet se të huajt janë të gjithë të gjinisë mashkullore, mes tyre edhe disa minorenë, sirianë dhe palestinezë.
Edhe pse në temperatura nën 0 gradë, sërish ata marrin rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE. Gjatë ndalimit të tyre, është bërë edhe kontrolli mjekësor, ku veç lodhjes dhe të ftohtit, asnjëri prej emigrantëve nuk ka dëmtime të tjera. Ata do të drejtohen drejt drejtorisë vendore e më pas do të vijohet me procedurat./tch


Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave