Julian Alvarez është talenti i fundit i Amerikës së Jugut që ka tërhequr sytë e gjigandëve evropianë dhe ai mund të transferohet në kontinent këtë muaj.
Sulmuesi i River Plate ishte në formë mahnitëse në sezonin e fundit, dhe kjo tërhoqi vëmendjen e Juventusit dhe disa klube të tjera.
Ne presim që ai të kalojë së shpejti te një nga kërkuesit e tij dhe Manchester City dëshiron që të jenë ata.
“TycSports” në Argjentinë pretendon se klub anglez ka paraqitur tahsmë dy oferta për nënshkrimin e tij.
Ai ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh të shkruar në marrëveshjen e tij aktuale, por raporti thotë se ofertat e Cityt kanë rënë më pak se kjo shumë.
Kampionët e Anglisë mund të kthehen me një ofertë më të mirë, por kjo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për Juventusin./Arbresh.info
Brikena zyrtarizon ndarjen: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...