Një gazetare nga Bullgaria, në fund të konferencës së sotme të përbashkët në mes kryeministrave Kirill Petkov dhe Dimitar Kovaçevski, i ka dhuruar mollë të kuqe kryeministrit të RMV-së.
Pasi përfunduan konferencën ajo iu afrua Dimitar Kovaçevskit dhe i dhuroi mollën e kuqe, ndërsa i dëshiroi sukses.
“Zotri Kovaçevski, më lejoni t’iu dëshiroj shëndet, mollë e kuqe bullgare, në shenjë të falënderimit se ju të dy do ta ruani unitetin në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha gazetarja.
Theksojmë që kryeministri bullgar Kirill Petkov, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në RMV, ndërsa delegacionet e të dy qeverive kanë mbajtur mbledhje të përbashkët.
Pas takimit me Kovaçevskin, Petkov deklaroi se fokusi në të ardhmen do të jetë që të zgjidhet kontesti në mes Shkupit dhe Sofjes. Bullgaria edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të BE-së vendosi veto ndaj nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në./Telegrafi/
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë