Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike, me propozim të Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave.
“Me vendimin është konstatuar ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësinë e përdorimit të lëndëve të karburantit alternativ dhe gjendjen në tregun e energjisë termike”, njoftuan mbrëmë nga qeveria.
Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, me propozim të Komisionit për Monitorimin e situatës me furnizimin me energji termike të krijuar nga Ministria e Ekonomisë, do të ndërmerren masa dhe aktivitete për sigurimin e sasive shtesë të energjisë termike në përputhje me gjendjen e krizës, në përputhje me Ligjin për Energjinë dhe Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rastet e fatkeqësive të motit dhe fatkeqësive natyrore, avarive dhe shqetësimeve në tregjet e energjisë termike, paralajmërojnë nga Qeveria./telegrafi/
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...