Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë janë plagosur gjatë një sulmi me dron në Abu Dhabi.
Sulmi ka ndodhur në tre rafineri të naftës, ndërsa autoritetet kanë theksuar se pas sulmit qëndron lëvizja rebele Houthi e Jemeni, transmeton portal arbresh.info
Policia e Abu Dhabit njoftoi se tre kamionë që transportonin naftë shpërthyen në zonën industriale Musaffah jo shumë larg nga depoja e naftës ADNOC dhe se një zjarr shpërtheu në një kantier ndërtimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit.
Autoritetet kanë theksuar se viktimat janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez.
Emiratet e Bashkuara Arabe reduktuan ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Jemen në vitin 2019, por ruajtën ndikimin në forcat jemenase që pajisën dhe trajnuan, ndërsa grupi rebel Houthi ka përdorur edhe më parë dron shpërthyes për të kryer sulme në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./arbresh.info/
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...