Anëtarët e degës së PD-së, në Britaninë e Madhe kanë shkarkaur kryetarin e kësaj dege Naim Hasanin.
Sipas komunikatës së anëtarëve shkarkimi ka ardhur pas veprimeve të Hasanit i cili sipas tyre vetë kishe ndarë rrugët me një pjesë të kryesisë së degës, raporton arbresh.info.
Shkarkimi i tij u votua në mënyrë unanime nga 9 anëtarët që kanë qenë prezent në takim.
Njoftimi i plotë:
Duke parë zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe me kërkesë te pjesës më të madhe të anëtareve, mblidhet Kryesia e PD-së Dega Britani e Madhe.
Një pjesë e anëtarëve ngrenë shqetësimin, pasi kishte kohë ku Kryetari i Degës i kishte bllokuar në rrjetet sociale dhe pikërisht në FB. Duke parë që vetë Kryetari e kishte ndarë rrugën politike, me pjesën më të madhe të anëtarëve të kryesisë, nuk kishte mbetur asgjë tjetër vetëm ana formale për shkarkimin e tij dhe si rrjedhojë sot me Dt.16/01/2022, në mënyrë unanime u votua për përjashtimin e z. Naim Hasanit si Kryetar i Degës së PD-së nMbretëri e Bashkuar.
-Kryesia përbëhet nga 15 anëtar, përjashtuar Kryetarin.
-9 anëtar kanë qenë prezent:
Shkelzen Rustemaj
Enkeled Omi
Arjan Borufi
Lutfi Vata
Davida Deda
Shkelqim Plisi
Sokol Ndosha
Jeta Muslija Rustemaj
Sadri Lushaj
një anëtar për arsye shëndetësore ka qenë online : Imanuel Caushi
– 3 anëtar nuk kanë marrë pjesë në mbledhje:
Gazmend Cufaj,Leda Bona,Halil Kabashi.
-2 anëtar kanë dhënë doreheqjen:
Elenica Mishto dhe Perparim Pavdeja.
Kryesia e Degës PD Britani e Madhe
Sekretar Organizativ i Degës
Shkelzen Rustemaj./arbresh.info/
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...