Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer, është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me kampionët në fuqi të Bundesligës.
“Sport1” kupton se reprezentuesi gjerman do të zgjasë kontratën e tij aktuale edhe për tre vjet të tjera, por Neuer ka mbetur i padurueshëm për këtë temë.
“Nuk ka asgjë për të shpallur për momentin”, tha 35-vjeçari.
“Bayerni është një klub i jashtëzakonshëm. Ne bëmë histori gjatë kohës sime këtu dhe vazhdojmë për pëpiqemi. Dhe sigurisht që dua të jem pjesë e kësaj”.
Në zgjatje e kontratës për Neuerin ka të ngjarë të shënojë fundin e kohës së Alexander Nuber me bavarezët.
Sipas “Sky Deutschland”, Nubel – i cili është i huazuar te AS Monaoc – do të largohet me një marrëveshje të përhershme në verë në kërkim të një skuadre ku do të ketë minutazhë më të madhe.
Kjo hap derën për një zëvendësues të ri të Neuer në Bayern, me portierin e Arminia Bielefeld, Stefan Ortega, i lidhur fort me një transferim – megjithëse agjenti i lojtari ka lënë të kuptohet se koha e lojës mund të jetë gjithasthu një problem atje.
Neuer, i cili u bashkua nga Schalke në 2011, ka bërë 459 paraqitje në të gjitha garat me Bayern Munchen./Arbresh.info
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...