Drejtoresha e Spitalit Infektiv në Shqipëri, Najada Çomo tha se krahasuar me vitin e kaluar situata e infektimeve është më e lehtësuar, sepse ndikim ka dhënë vaksinimi i popullatës.
Në një prononcim për mediat, ajo tha se kanë një fluks rastesh që janë në gjendje stacionare, me një numër pacientësh rreth 130, që ndodhen në spitalet Covid 1 dhe Covid 3.
“Është një trend i përditshëm me rreth 20 pacientë, që kërkojnë ndihmë mjekësore. Numri i të shtruarve në spital është e grupmoshave të ndryshme, duke nisur nga mosha 18 deri mbi 90-vjeçare. Për virusin që flitet aktualisht është Omicron, por janë edhe të infektuar të Deltës, edhe pse nuk i bëjmë të gjithëa tamponët për të evidentuar specifikisht Delta apo Omicron”, tha Çomo ndërsa theksoi se krahasuar me vitin e kaluar situata në spital është më e lehtësuar.
Çomo theksoi se nëse do kishim një popullatë edhe më shumë të vaksinuar, absolutisht numri i personave të ardhur, për të kërkuar shtrim në spital me Covid do ishte më i pakët.
“Ajo që unë dua të theksoj është se në spital mbizotërojnë personat, që janë të pavaksinuar. Mbi 95-97% janë persona të pavaksinuar, një 2-3% janë edhe persona të vaksinuar që kanë sëmundje kronike në mënyrë të padiskutueshme dhe që ndonjëherë, sëmundja e tyre kronike mund të bëhet shkak duke kërcënuar jetën e pacientit. Ne kemi parë pacientë me të tëra llojet e vaksinave dhe asnjë vaksinë nuk mund të thuash se është vaksina që të sjell apo nuk të sjell në spital. Me të tëra llojet e vaksinave, na kanë ardhur të sëmurë në spital, pra nuk ka ndonjë specifikë lloji i vaksinës” deklaroi Çomo./indeksonline/
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna