Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, i cili ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Dobërdol të kësaj komune.
Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka dënuar këtë sulm ndaj zyrtarëve policore, duke shtuar se sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit, shkruan arbresh.info.
“Kam pranuar informatën se gjatë mbrëmjes në fshatin Dobërdol janë sulmuar me armë zjarri pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit. Me këtë rast e dënoj ashpër sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Dobërdol”, shkruan Bulliqi.
Ndryshe, katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Sulmi i armatosur ndaj pjesëtarëve të policisë, sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka ndodhur derisa të dyshuarit ishin në ikje e sipër.
Deri tash nuk është raportuar për ndonjë të plagosur nga pjesëtarët e policisë./arbresh.info/
LEXO EDHE
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë