Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj sërish është përplasur me Prokurorin e Speciales, derisa po jep dëshminë tij në Hagë.
Ai ‘shpërtheu’ kur u përmend shfuqizimi i kësaj gjykate.
Haradinaj tha se do të donte të shfuqizohej kjo gjykatë nëse i pengon të merret me të gjitha krimet.
“DHSK duhet të përmirësohet. T’i ndjek të gjitha krimet. A po të pengon kjo ty Po, du mu rrxu nëse ju pengon me i ndjek të gjitha krimet. S’du me ju pa hiç. Edhe jo unë, po e don gjithë populli i Kosovës. Çka menove?”, tha ai.
Tutje Haradinaj iu drejtua prokurorit duke i thënë se po sajohen kriminelë, në bazë të dëshmive të kriminelevë që sipas tij Prokuroria i ka koordinatorë.
“Nëse e pranon që je një-etnik, qashtu qysh po tregohesh dhe nuk do me i shti të gjitha krimet, unë në këtë moment e ndali dëshminë. S’flas me ty. Vetëm prano që s’po don dhe je i tillë. Po don me m’detyru me dalë kundër të drejtave të popullit tem. Nëse je selektiv, s’don me i çitë kriminelët përpara, por don me saju tjerë, në bazë të dëshmive të kriminelëve që i ki koordinatorë, jam kundër teje. Nëse vazhdon ma krijon këtë bindje, e ndërpres dëshminë, qoftë edhe me dëmtimin tem. Jam kundër atyre që po dojnë me ma përly luftën edhe shtetin tem”, përfundoi Haradinaj.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...