Paris Saint-Germain po monitoron situatën e Marcus Rashford në Manchester United.
“The Times” raporton se trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino e ka admiruar prej kohësh Rashfordin dhe e ka diskutuar sulmuesin verën e kaluar me drejtorin sportive, Leonardo.
U fol se Rashford mund të konsiderohet si një zëvendësues për Kylian Mbappen pasi PSG luftoi për ta mbajtur atë larg Real Madridit.
Në fund, Mbappe mbeti kur tregu u mbyll në gusht dhe interesi për Rashford nuk u zhvillua.
Megjithatë, me Mbappe në rrugën e duhur për t’u larguar nga PSG kur kontrata e tij të skadojë në qershor, anglezi mbetet i lartë në axhendën e Leonardos pasi ai konsideron pasardhës të mundshëm për fituesin e Kupës së Botës./Arbresh.info
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...