Histori:
Sonte do të zhvillohet edicioni i 34-të i Superkupës së Italisë dhe paraqitja e 10-të radhazi për Juventusin, e 17-ta në total. Me nëntë suksese deri më tani, asnjë klub nuk e ka fituar trofeun aq shpesh sa Bianconerët. Në tre edicionet e mëparshme të mbajtura në janar, Juventus e ka ngritur në secilën prej atyre ndeshjeve të vitit të ri (1996, 2019 dhe 2021).
“Standardet” e Scudetto-s:
Nga 33 Superkupat e mëparshme të Italisë, kampionët në fuqi të ligës kanë fituar 23 prej tyre. Megjithatë, në katër nga shtatë edicionet e fundit fitues kanë dalë fituesit e Kupës së Italisë.
Lavdi e Kupës:
Kjo do të jetë finalja e katërt e kupës mes Interit dhe Juventusit. “Zonja e Vjetër” fitoi Kupën e Italisë në Italisë në 1959 dhe 1965, ndërsa Interi fitoi Superkupën e Italisë në 2005.
“Xhevahirët e Kurorës”:
Me katër gola në pesë paraqitje në Superkupën e Italisë, të gjitha kundër Lazios, Paulo Dybala është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të turneut, përpara Alessandro Del Piero, Carlos Tevez, Andriy Shevchenko dhe Samuel Eto’o.
Përformanca:
Kjo do të jetë finalja e shtatë e Superkupës së Italisë për Massimiliano Allegri, duke kaluar gjashtë të Marcello Lippit për t’u bërë trajneri me më shumë paraqitje në kompeticion./Arbresh.info
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...