Haradinaj: Një kryeministër që sulmon median, sulmon një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik

17:26 | 5 Maj 2026
R J

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pushteti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkroi se një shtet që respekton median, respekton qytetarin e vet.

“Për fat të keq, sot kemi krijuar një klimë ku nga maja e pushtetit shpesh dëgjojmë gjuhë ofenduese ndaj mediave. Kjo nuk i shërben as demokracisë, as besimit të qytetarëve. Kritika ndaj mediave është e drejtë, por ajo duhet të jetë argumentuese, jo denigruese.

Një kryeministër që sulmon median, në thelb sulmon një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik. Ai linçon dhe tenton të drejtojë me qëllim të keq” shkroi Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale