Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të raketës hipersonike, nën mbikëqyrjen e liderit të saj, Kim Jong-un.
Media shtetërore tha se raketa e lëshuar të martën kishte bërë me sukses një kthesë, përpara se të godiste objektivin e saj në det rreth 1,000 km larg, shkruan bbc, transmeton arbresh.info
Kjo shënon testin e tretë të raportuar nga Koreja e Veriut të një rakete hipersonike dhe prania e Kim Jong-un mund të tregojë se teknologjia është përmirësuar, thonë analistët.

Rritja e fundit në testime duket se mbështet qëllimet e deklaruara të Kim Jong-un për Vitin e Ri, ku ai u zotua të forcojë aftësitë mbrojtëse të Koresë së Veriut. / arbresh.info/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...