Para ndërtesës së Parlamentit Evropian (PE) në Bruksel është mbajtur një ceremoni përkujtimore për presidentin e PE-së, David Sassoli, i cili ndërroi jetë në Itali, transmeton Anadolu Agency.
Eurodeputetët, stafi dhe mbështetësit e kreut të PE-së u mblodhën para parlamentit për të përkujtuar politikanin italian.
Turma, e cila mbajti një minutë heshtje, duartrokiti për Sassolin, i cili ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare.
Edhe lideri shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së tij për vdekjen e Sassolit. Në mesazhin e tij, Papa deklaroi se Italia dhe BE-ja janë në zi për humbjen e Sassolit, të cilin e quajti, “një gazetar kompetent, që vepron me bamirësi dhe një burrë shteti i respektuar që bën më të mirën për të mirën publike”.
Sipas mediave italiane, varrimi i Sassolit pritet të bëhet në Romë të Italisë, të premten më 14 janar.
Sassoli ndërroi jetë në spitalin e Italisë, ku po trajtohej prej dy javësh.
Theksohet se 65-vjeçari Sassoli, i cili u shtrua në spital për pneumoni në shtator dhe u trajtua për një kohë të gjatë, kishte një sëmundje të rëndë të shkaktuar nga një çrregullim në sistemin imunitar.
Mandati i Sassolit, i cili u zgjodh kryetar i Parlamentit Evropian në vitin 2019, përfundon javën e ardhshme. Sassoli nuk kandidoi për rizgjedhje në zgjedhjet presidenciale të PE që do të mbahen në Strasburg, Francë, më 17-20 janar.
Ish-gazetari dhe personazhi televiziv Sassoli ka punuar për median italiane RAI përpara se të hynte në politikë dhe para se të zgjidhej si eurodeputet në vitin 2009.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave