Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është në diskutime me deputetë të tjerë që t’i bashkohen Komisionit të Rithemelimit.
“Kjo është luftë me narkoshtetin që kishte marrë peng opozitën. Duhe të ndahet shapi nga sheqeri opozita e vërtetë me fallco opozitën me vegël opozitën ose fasadë opozitën.
Çdo ditë po shtohen deputetët, jemi në diskutime por nuk ka diskutim sepse ata po e kuptojnë. Të gjithë ata që duhet të kenë një raport me votuesit ata s’mund të rrinë me Bashën ai përbën figurën më të shpërfytyruar të politikës që ka qëndruar me vrasës, askush se ka bërë këtë”, shtoi Berisha nga studioja e “Radarit Informativ” në Abc .
Ai ka kërkuar sërish ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë dikur kreut të PD Lulzim Basha.
“Kjo qenka kështu, është e vërtetë që unë kam kërkuar ndjekë publike dhe kërkoj përsëri për mbështetjen që i kam dhënë por Adn e vërtetë të njeriut se bën koha, është koha ajo që bën radiografinë. A ka njeri që e imagjinon që një kryetar opozite të përpiqet të mbijetojë dhe të mbrohet nga kriminelë.”, tha Berisha.
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...