Shërbimi ukrainas i sigurisë njoftoi se ka arrestuar një agjent të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, i cili po planifikonte të kryente sulme në Odessa të Ukrainës.
“Detyra e tij kryesore ishte destabilizimi i sitatës politike në rajonin e Odessa përmes sabotazheve dhe akteve terroriste”, tha shërbimi ukrainas i sigurisë.
Sipas Ukrainës, agjenti u kap duke u përpjekur të rekrutonte dikë për të kryer sulmet terroriste. Kievi, Uashingtoni dhe kryeqytetet perëndimore janë të shqetësuar për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe pushtimin e mundshëm. Diplomatët amerikanë dhe rusë filluan bisedimet në Gjenevë të hënën për de-përshkallëzimin e krizës. Ndërsa Moska ka mohuar se ka planifikuar sulme dhe akuzon Ukrainën dhe NATO-n për nxitje të tensioneve. Lidhjet e Ukrainës me Rusinë u prishën në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe pasi forcat pro-ruse pushtuan territorin në Ukrainën lindore që Kievi dëshiron ta kthejë. Kievi thotë se rreth 15,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Në anën tjetër për presidentin autoritar rus, Vladimir Putin, anëtarësimi i Ukrainës në NATO është problemi kryesor.
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...