Në Francë jo të gjithë janë adhurues të sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.
Futbollisti i Kombëtares së Francës ka marrë një kërcënim me vdekje në vendlindjen e tij, raporton “Le Parisien”.
Murali që ai ka në Bondy, qytetin në periferi të Parisit ku është rritur dhe stërvitur si lojtar, ka pasur një grafit në të cilin shihet mesazhi “Mbappe, ti ke vdekur”.
Sylvine Thomassin, e cila kandidon për postin e kryetarit të Bondyt, në fund të muajti ka marrë ofendime të rënda për vetë muralin. Ajo është kritikuar ashpër për shfaqjen e saj në public për Mbappen. Kundërsharët e saj e konsiderojnë si lëvizje “instrumentalizimi politik”.
“Këto metoda, përveçse janë frikacake dhe mediocre, janë një sulm i ri ndaj demokracisë dhe demonstrojnë klimën e neveritshme që kundërshtarët e mi kanë ruajtur për muaj të tërë. Ky mural ishte një simbol madhështor, një thirrje për të besuar në ëndrrat e dikujt. Sot është edhe ky mesazh shprese që është dëmtuar”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Thomassin në rrjetet sociale si reagim ndaj grafiteve./Arbresh.info

Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...