Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Click Plus”, u shpreh se nuk do të dëshironte që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Meta thotë se “si shtete duhet t’i shtojmë përpjekjet për të shkuar bashkë drejt kësaj rruge dhe për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe që çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për aderimit e ndonjë shteti në BE”.
Presidenti i Shqipërisë tha se së shpejti do të vizitojë presidentin bullgar Rumen Radev dhe do të bisedojë për të parë se çfarë mund të bëhet për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar.
Meta foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, për të cilën tha se nuk mund të bëj avokatin e një nisme që deri më tani 3 herë e ka ndërruar emrin. Nisma nuk është gjithëpërfshirëse, më shumë ka pasur debate mbi këtë nismë se sa rezultate, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.
Në “Click Plus” u diskutua dhe për tema tjera, mes tjerash edhe tryezën e partive shqiptare të Maqedonisë, për të cilën tha se do të bisedoj me të gjithë subjektet politike shqiptare për të mbajtur të gjallë zotimet në atë tryezë.
Presidenti Meta do të qëndrojë për vizitë 3 ditore në Shkup. Nesër do të takohet me kreun e shtetit Stevo Pendarovski si dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi./TV21
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...