Sot në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.
Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe nis në ora 12:00 nga sheshi “Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata, ndërsa marshi përfundon para stacionit policor.
“Ne si gra kërkojmë dënim maksimal për dorasin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, vrasja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Llaushë të Skenderajt./arbresh.info/
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...
Anulohen fluturimet në gjithë Lindjen e Mesme pas sulmeve të...
Ambasada e Kosovës në Riad: Kujdes maksimal për qytetarët ko...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ministria e Jashtme thirrj...
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqis...