Dita e parë e krishtlindjeve – 7 janar (e premte), do të jetë ditë jo-pune të për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).
Siç njoftoi Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, e premtja ditë jo pune është shpallur në bazë të Ligjit për festa.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 21/98 dhe 18/07), 7 janar 2022 (e premte) , Krishtlindja, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju uron Krishtlindjet qytetarëve të fesë ortodokse”, thuhet në njoftimin e MPPS-së./Telegrafi/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së