Një tjetër variant i Covid është gjetur në Francë.
Lloji mutant ka 46 mutacione që mendohet se e bëjnë atë edhe më rezistent ndaj vaksinave dhe infektive se virusi original, transmeton portal arbresh.info
Me variantin e ri, janë zbuluar 12 raste të infeksioneve pranë Marsejës, i pari rast është i lidhur me një person që ka udhëtuar nga Kameruni.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se ka pak shenja që tregon se ai po e konkuron variantin dominues Omicron, i cili tani përbën 60 përqind të rasteve në Francë, shkruan daily mail.
Lloji u zbulua nga akademikët e bazuar në IHU Mediterranee Infection më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi.
Varianti është quajtur B.1.640.2 dhe zbulimi i tij u njoftua në një letër të postuar në medRxiv.
Shkencëtarët thonë se prejardhja është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, e cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator./arbresh.info/
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...