Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj kompanisë BCD Travel Agency me dyshimin se ka mashtruar shumë qytetarë të Kosovës.
Sipas organit të akuzës, kosovarët u mashtruan dhe nga ta u morën mijëra euro kinse për t`u siguruar viza punë në shtetet evropiane. Një nga të përfshirët në këtë mashtrim tha se pagoi mbi 5 mijë euro për të e familjen por nuk udhëtoi asnjëherë për n Suedi.
Ai pret që paratë e humbura t`i kthehen atij dhe mbi 500 qytetarëve që siç thotë ai u mashtruan.
Albulena Aliu nga agjencia BCD Travel, nuk pranoi të flas por vetëm tha shkurt se me këtë temë po merret hetuesia, raporton KlanKosova.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...