Në kuadër të masave mbështetëse për qytetarët, Qeveria do të subvencionojë një pjesë të faturës së rrymës elektrike për familjet që preken më shumë nga kriza energjetike.
Sipas njoftimit, subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
Në lidhje me këtë masë sot është publikuar sqarimi lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë.
Subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:
Familjet me asistencë sociale dhe kategoritë e pensionmarrësve si vijon:
Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;
Familjet e Viktimave Civile;
Familjet e të Zhdukurve;
Invalidët e Luftës;
Personat e Verbër;
Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.
Kategoritë e lartëpërmendura nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...