Një grua shtatzënë në muajin e tetë ka mbetur e bllokuar për rreth 40 minuta në ashensor të një objekti banesor në Prishtinë, siç raportohet, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Bllokimin e 40-vjeçares në ashensor e bënë të ditur edhe nga Qendra e Zjarrfikësve në Prishtinë.
”Ne informatën e kemi pranuar prej policisë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ për një ashensor në orën 19:45. Në moment që e kemi marrë lajmin, kemi shkuar, afërsisht kah ora 20:01, e kemi kryer dhe kemi vazhduar, kemi pasur në ndërkohë edhe 3, 4 ashensorë të tjerë. Po, një grua shtatzënë ka qenë”, citon Sinjali të ketë thënë shefi i ndërrimit të qendrës së zjarrfikësve.
Thuhet se arsyeja e bllokimit të ashensorit qe ndërprerja e energjisë elektrike, ani se KEDS-i ka lajmëruar për reduktime në orën 18:00, rryma është ndërprerë në orën 19:20.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës