Kosova dhe mbarë bota po përballen me probleme të prodhimit të energjisë elektrike.
Së fundmi, shteti ynë ka pasur probleme të theksuara me sistemin e vjetërsuar të gjeneruesve kryesorë të energjisë derisa është dashur që edhe të ketë reduktime.
Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj ka folur në “Direkt”, në ATV lidhur me mundësinë që një ditë energji elektrike të jetë efecientë.
Ai ka theksuar se nuk do të kaloj shumë kohë dhe energjia elektrike do të jetë falas.
“Nuk jemi në distancë kohore shumë të largët kur energjia elektrike do të jetë falas. Do të rritet eficienca e prodhimit të energjisë solare”, tha Kokaj.
“Dielli është burimi i energjisë së tokës. Ajo energji është e depozituar në formë fosilore. Këto fosile si nafta, thëngjilli e gazi e kanë burimin nga energjia diellore. Ato kur gjenerojnë energji, gjenerojnë edhe ndotje pasi që janë kalbësira. Akoma duhet ta përdorim thëngjillin”, tha ndër të tjerash Jahja Kokaj.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1