Një 17-vjeçar mbeti i plagosur sot, pas therjes me thikë, rast ky që ndodhi në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë.
Megjithatë, pamje të cilat janë duke qarkulluar në mediat online kosovare, tregojnë një moment aspak të hijshëm, teksa autoambulancës i ishte pamundësuar thuajse në kohë ofrimi i ndihmës së parë për këtë rast, njofton Klankosova.tv.
Kjo meqë, siç shihet në pamjet që ka publikuar reporteri, një zonë nëpër të cilën duhej depërtuar autoambulanca, për të arritur te vendi i ngjarjes, ishte e zënë me automjete të parkuara vend e pavend.
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime