Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 547 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 298 janë shëruar.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 239. Janë 5.506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Gramshi 64-vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76-vjeç, një qytetar nga Durrësi 78-vjeç, një qytetar nga Tirana 86-vjeç, një qytetar nga Lushnja 88-vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 208.899 raste, prej tyre 200.181 janë shëruar, 5.506 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.212 pacientë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...