Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.751 testime për coronavirus, ndërsa 409 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 218, Prilep – 37, Manastir – 32, Kavadar – 19, Veles – 18, Makedonski Brod – 9, Kërçova dhe Gjevgjeli – nga 8, Kumanova dhe Bogdanci – nga 7, Koçani, Struga dhe Resnja – 6, Ohri – 5, Tetova dhe Shtip – 4, Strumicë dhe Kriva Pallanka – 3, Gostivar, Dellçevë dhe Valandova – nga 2, Negotinë, Radovish dhe Vinicë – nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” është paraqitur edhe një pacient i vdekur, i cili ka ndërruar jetë më 20.12.2021.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 289 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 223.739, prej të cilëve 211.021 janë shëruar, ndërsa 7.917 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (28 dhjetor) është 4.801./Telegrafi/
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë