Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria ka neglizhuar paralajmërimet për energji elektrike.
Ai ka thënë se Kurti në këtë kohë krize po merret me popullizëm dhe se për situatën me energjinë fajin e kanë të tjerët dhe jo ai.
Abdixhiku duke ju referuar një deklarate të kryeministrit Kurti se nuk kanë mundur të blejnë rrymën më herët se ajo nuk ruhet në frigorifer, ka thënë se nëse Kurti nuk e di këtë gjë ai duhet ta dorëzojë diplomën në universitet.
“Kryeministri na thotë se rryma nuk blihet se nuk ruhet në frigorifer. Normalisht për çdo gjë ai nuk është fajtor.
Ai duhet ta dijë, e nëse nuk e di se inxhinier ta kthejë diplomën menjëherë në universitet, se çmimi i rrymës kontraktohet-rezervohet. Por për të bërë një gjë të tillë duhet të veprojë në kohë, jo i fundit në Evropë”, ka thënë Abdixhiku në seancën e Kuvendit për krizën energjetike./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot