Apple ka zbuluar linjën e re të iPhone 13 gjatë shtatorit, e iPhone 14 është me muaj larg lansimit, por thashethemet lidhur me iPhone 15 tashmë kanë filluar të qarkullojnë në internet, ku thuhet se Apple do të largoj kartelën fizike SIM në serinë e iPhone 15 gjatë vitit 2023.
Këto thashetheme qarkullojnë pasi bllogu brazilian Blog do iPhone, raportoi se në vitin 2023 modelet Pro (iPhone 15 Pro) nuk do të ketë port për kartelë fizike SIM dhe se gjithçka do të mundësohet përmes lidhje me teknologjinë eSIM.
Burime të këtij bllogu pretendojnë se këta iPhone do të kenë përkrahje për dy eSIM, duke lejuar përdoruesit të kenë dy linja telefonike të njëjtën kohë. Megjithatë mbetet e paqartë nëse modelet jo Pro do të varen gjithashtu nga teknologjia eSIM, apo do të vazhdojnë me përdorimin e porteve për kartela fizike SIM.
Planet e Apple për largimin e porteve për kartelat SIM nuk do të ishin ndonjë befasi e madhe, pasi gjiganti amerikan prej kohësh është zotuar se do të largoj të gjithë portet në iPhone, kështu ai i kartelës SIM është hapi i radhës.
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...